Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka përditësuar këtë pasdite rezultatin e zgjedhjeve.
Aktualisht janë numëruar 99.53% të votave dhe Lëvizja Vetëvendosje kryeson me 40.89%, PDK me 22.05%, LDK me 17.62 % dhe AAK-Nisma me 7.46 %.
Nga ora 16:00 ka nisur numërimi në Qendrat Komunale të Numërimit në komunat: Prishtinë, Obiliq, Lipjan dhe Partesh.
Komisioni Qendror Zgjedhor ka bërë të ditur se numërimi i votave me kusht, votave të personave me nevoja të veçanta, votave të personave jashtë Kosovës, do të bëhet në një fazë të mëvonshme.