Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së, Vetëvendosje prin me 70.64% të votave me postë dhe 50.24% në rezultatet e përgjithshme, teksa janë numëruar rreth 37% e vendvotimeve.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar të dhënat në uebfaqen e saj lidhur me numërimin e votave me postë.
Sipas rezultateve të deritanishme, Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë bindshëm me 70.64 për qind të votave të numëruara nga votimi me postë.
Pas saj radhiten Lidhja Demokratike e Kosovës, Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.
KQZ njofton se deri tani janë procesuar rreth 37 për qind e vendvotimeve që i përkasin votimit me postë.
Ndërkohë, bazuar në rezultatet e përgjithshme të përmbledhura nga të gjitha format e votimit të numëruara deri më tani, Vetëvendosje kryeson me 50.24 për qind, e ndjekur nga PDK me 20.63 për qind, LDK me 13.4 për qind dhe AAK me 5.59 për qind.










