Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka njoftuar se nga të dhënat preliminare që kanë marrë nga më shumë se 98% e vendvotimeve, numri i qytetarëve që kanë votuar deri në orën 19:00 është 890 mijë e 859 votues apo 44.56% nga 1 milionë e 999 mijë e 204 votues.
Nga KQZ thuhet edhe se, në zgjedhjet e 9 shkurtit, deri në të njëjtën kohë, sipas të dhënave preliminare nga rreth 91% e vendvotimeve, kishin votuar 40.04% apo 789 mijë e 172 votues nga 1 milionë e 970 mijë e 944 votues.
Njoftimi:
Duke u mbështetur në të dhënat preliminare që kemi marrë nga më shumë se 98% e vendvotimeve, numri i qytetarëve me të drejtë vote që kanë votuar deri në orën 19:00 është 890 mijë e 859 votues apo 44.56% nga 1 milionë e 999 mijë e 204 votues.
Deri në të njëjtën kohë, në zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, të mbajtura më 9 shkurt 2025, sipas të dhënave preliminare nga rreth 91% e vendvotimeve, kishin votuar 40.04% apo 789 mijë e 172 votues nga 1 milionë e 970 mijë e 944 votues. Ndërkaq, në rezultatet e certifikuara nga KQZ, pra kur janë përmbyllur të gjitha çështjet lidhur me rezultatet, numri i votuesve që kanë votuar në vendvotime të rregullta ka qenë 871 mijë e 662 votues.









