KQZ: Në secilën komunë ka vetëm një Qendër të Votimit me kusht

Qytetarët do të kenë mundësinë të zgjedhin një kandidat për kryeministër dhe 10 kandidatë për deputetë nga e njëjta parti me kandidatin për kryeministër, shkruan.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka njoftuar se procesi do të zhvillohet në 38 komuna të Kosovës, në të cilat janë gjithsej 948 Qendra të Votimit.

Në të gjitha këto komuna, ka vetëm një Qendër të Votimit me kusht.

“Procesi zgjedhor do të zhvillohet në 38 komunat e Republikës së Kosovës përmes 948 Qendrave të Votimit. Në zgjedhjet për Kuvendin e Republikës së Kosovës, votuesit mund të votojnë me kusht në cilëndo komunë. Në secilën nga 38 komunat ka vetëm një Qendër të Votimit me Kusht”, ka njoftuar KQZ.

Në zgjedhjet e 28 dhjetorit, kandidatë për kryeministër janë Albin Kurti nga VV, Bedri Hamza nga PDK, Lumir Abdixhiku nga LDK, Ramush Haradinaj nga AAK dhe Fatmir Limaj nga Nisma.

Të pestë këta me nga 110 kandidatë për deputetë, dhe parti të tjera më të vogla, kanë filluar fushatën, duke kërkuar votën e qytetarëve.

Fushata elektorale ka filluar zyrtarisht më 17 dhjetor ndërsa do të mbaroj më 28 dhjetor në ora 06:59, një minut para se të hapen qendrat e votimeve. /Lajmi.net/

Njoftimi i plotë i KQZ-së: