KQZ: Në prag përfundimi numërimi i votave nga jashtë Kosovës

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) po i afrohet fundit procesi i numërimit të votave që i takojnë votimit jashtë Kosovës për Zgjedhjet Lokale 2025.

Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), nga pasditja e së premtes deri të hënën në orën 16:00 janë numëruar gjithsej 129 kuti me fletëvotime për zgjedhjet e Kryetarëve të Komunave dhe 109 kuti të tjera për Kuvendet Komunale.