Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar planin e buxhetit për zgjedhjet e jashtëzakonshme të 28 dhjetorit, bashkë me amendamentin e propozuar nga anëtarët e PDK-së në këtë institucion.
Arianit Elshani dhe Ilir Gashi para se të hidhej në votim plani, instituan që fletëvotimet të dërgohen në diasporë origjinale, ashtu siç e parasheh rregullorja.
Buxheti, u miratua me gjashtë vota “për”, ndërsa kundër dolën anëtarët e VV-së në KQZ, si dhe vet kreu i komisionit, Kreshnik Radoniqi.
Ky institucion dje nuk arriti ta miratonte buxhetin prej 7 milionë e 771 eurove, të planifikuar për zgjedhjet e parakohshme nacionale, pas përplasjeve mes anëtarëve, diskutime këto që vazhduan edhe sot.
Partia Demokratike e Kosovës ka kërkuar që fletëvotimet për zgjedhjet e 28 dhjetorit të dërgohen në diasporë ashtu siç e parasheh rregullorja.
Në mbledhjen e sotme të KQZ-së, ku po diskutohet rreth buxhetit për zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit, anëtari i PDK-së në KQZ, Arianit Elshani, ka kërkuar që të përfshihet buxheti për këtë gjë.
“Lidhur me kërkesën që të përfshihet buxheti për dërgimin e fletëvotmeve votuesve jashtë Kosovës, për ata që regjistrohen për votim jashtë Kosovës përmes postës të iu dëgohet fletvotimi nga KQZ secilit individualisht, fizikisht në secilin vend ku ai jeton. Kjo është kërkesa, kërkojmë që kjo të përfshihet në kuadër të këtij buxheti”, ka thënë Elshani.











