Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur që vendvotimi në Runik të Skënderajt të numërohet si i rregullt.
Pra votat për subjektet politike do të procedohen në bazën e të dhënave përfundimtare.
Kishte dy rekomandime nga Burim Ahmetaj i Qendrës së Numërimit dhe Rezultateve që për njërin duhet të vendoste KQZ.
Anëtarët e KQZ-së votuan që kutitë të numërohen të rregullta.
Në këtë vendvotim në fund të procesit kanë munguar 450 fletvotime ku KQZ i ka bërë thirrje organeve të hetuesisë që ta hetojnë rastin.