Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot ka marrë vendim për rinumërimin e fletëvotimeve të 16 kutive të votimit.
Këto kuti i takojnë vendvotimeve të komunave të ndryshme.
Pesë prej këtyre kutive i takojnë zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave dhe 11 të tjera nga zgjedhjet për Kuvende Komunale.
Sipas Rregullores Zgjedhore për Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, kutia e votimit rekomandohet për rinumërim në rast të konstatimit të mospërputhjeve, kur numri i nënshkrimeve në Listën e Votuesve është më i madh se numri i fletëvotimeve në kuti të votimit apo numri i nënshkrimeve në listën e votuesve është më i vogël se numri i fletëvotimeve në kuti.