Sot, në Kosovë janë mbajtur zgjedhjet në 38 Komuna.
Menjëherë pasi janë mbyllur qendrat e votimit, KQZ ka filluar publikimin e rezultateve.
Rreth 3 orë pasi janë mbyllur qendrat e voltimit, KQZ ka publikuar rezultatet e votave në 92,65% të vendvotimeve.
Edhe gjatë ditës, KQZ ka raportuar në vazhdimësi për daljen në zgjedhje të qytetarëve pa asnjë problem.
Bazuar në rezultatet e publikuara deri më tani, VV është e para me 50,08% të votave, PDK me 20,98%, LDK me 13,98%, AAK me 5,86% ndërsa Nisma nuk e ka kaluar votën. /Lajmi.net/









