KQZ jep përditësimin e fundit: Procesi i numërimit përfundon në katër komuna, fillon në tre tjera

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se procesi i numërimit dhe verifikimit të votave po vazhdon në Qendrat Komunale të Numërimit (QKN).

Sipas përditësimit të KQZ-së të martën në orën 16:00, deri më tani është përmbyllur puna në katër QKN: Junik, Mamushë, Zveçan dhe Hani i Elezit.

Nga ora 16:00 ka nisur puna edhe në tri Qendra të tjera Komunale të Numërimit – në Prishtinë, Podujevë dhe Kllokot.

Deri në këtë orë, janë verifikuar rezultatet për:

550 vendvotime për kryetarë komunash,

334 vendvotime për subjektet politike,

dhe janë numëruar votat për kandidatët në 334 vendvotime.

Rezultatet po publikohen në platformën zyrtare të KQZ-së: resultslocal2025.kqz-ks.org