Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) po vazhdon procesi i rinumërimit të fletëvotimeve për vendvotimet për të cilat Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka marrë vendim.
Sipas njoftimit të KQZ-së, nga fillimi i rinumërimit të martën, më 13 janar 2026, në ora 18:00, e deri të dielën, më 18 janar 2026, në ora 16:00, janë rinumëruar gjithsej 509 vendvotime, apo rreth 56 për qind nga 914 vendvotime të planifikuara për rinumërim.
Rinumërimi është përmbyllur plotësisht në 19 komuna, përfshirë Deçanin, Gjakovën, Gllogocin, Gjilanin, Dragashin, Istogun, Kaçanikun, Klinën, Fushë Kosovën, Kamenicën, Mitrovicën e Jugut, Leposaviqin, Lipjanin, Novobërdën, Obiliqin, Rahovecin, Pejën, Podujevën dhe Prishtinën.
Në komunën e Prizrenit janë rinumëruar 232 nga 235 vendvotime, ndërsa procesi pritet të përfundojë gjatë ditës së sotme. Ndërkohë, në Skenderaj janë rinumëruar 4 nga 72 vendvotime.
“Nga fillimi i këtij procesi (e martë, 13 janar 2026, ora 18:00) dhe deri më tani (e diel, 18 janar 2026, ora 16:00) janë rinumëruar rreth 56% apo 509 nga 914 vendvotime, të cilat u takojnë komunave: Deçan (5/5), Gjakovë (15/15), Gllogoc (7/7), Gjilan (13/13), Dragash (57/57), Istog (6/6), Kaçanik (45/45), Klinë (6/6), Fushë Kosovë (6/6), Kamenicë (5/5), Mitrovicë e Jugut (10/10), Leposaviq (25/25), Lipjan (9/9), Novobërdë (2/2), Obiliq (3/3), Rahovec (8/8), Pejë (14/14), Podujevë (11/11), Prishtinë (26/26), Prizren (232/235) dhe Skënderaj (4/72)”.
KQZ ka bërë të ditur se pas përfundimit të rinumërimit në Prizren, procesi do të vazhdojë edhe në komunat e tjera, sipas rendit të përcaktuar.











