Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka marrë vendim sot për ta pezulluar partinë Aleanca Kosova e Re, AKR.
Ky vendim ka ardhur pasi AKR-ja, nuk e ka mbajtur Kuvendin e saj zgjedhor sipas afateve.
Sipas KQZ-së, AKR-ja ka qenë e obliguar që Kuvendin e radhës ta mbajë më 25 shkurt 2026, deri me këtë datë nuk ka mbajtur asnjë Kuvend, dhe si rrjedhojë KQZ-ja mori vendim për ta pezulluar AKR-në.
Pro këtij vendimi, votuan të gjithë anëtarët e KQZ-së me gjithsej 11 vota.










