Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka publikuar video se si duhet votuar me postë për rundin e dytë të zgjedhjeve për kryetarë të komunave që do të mbahen më 9 nëntor.
KQZ-ja ka njoftuar se zarfi duhet të dërgohet më së largu deri më 8 nëntor 2025. Votimi përmes postës ka filluar më 27 tetor dhe do të përfundojë më 8 nëntor 2025.









