KQZ-ja mblidhet sot, në rend dite miratimi i qendrave të votimit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mblidhet sot me fillim nga ora 13:30.

Në rend të ditës së këtij takimi do të jenë disa pika në mesin e të cilave edhe miratimi i rekomandimit për emërimin e anëtarëve të Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve për zgjedhjet lokale të 12 tetorit.

Poashtu në këtë mbledhje do të shqyrtohet Lista e Qendrave të Votimit për votimet e tetorit.

“ Shqyrtimi dhe miratimi i planit të buxhetit të KQZ-së për vitin 2026 dhe vlerësimet për vitet 2027-2028”, theksohet mes tjerash në njoftimin e KQZ-së, transmeton Klankosova.tv

The post KQZ-ja mblidhet sot, në rend dite miratimi i qendrave të votimit appeared first on Kosovapost.net.