Komisioni Qendror Zgjedhor i ka dhënë ditën e sotme mandatin e deputetit në Kuvendin e Shqipërisë Ervis Meços, kandidat në listat e Partisë Demokratike në Qarkun e Vlorës.
Bashkë me Meçon shkon në 122 numri i deputetëve me mandat, teksa mbeten edhe 18 karrige pa plotësuar nga opozita e re, një nga listat e LSI-së dhe 17 nga PD-ja.