KQZ i bije pishman: Rrezikoi fshehtësinë e votës me “eksperimentin” e kabinave të votimit, dy javë para zgjedhjeve rikthen pozicionimin e dikurshëm

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka rënë pishman në lidhjen me pozicionin e kabinave të votimit në ditën e zgjedhjeve.

Ndonëse vitin e kaluara kishin vendosur që të ndryshoi praktiken e deritashme të kabinave të votimit për ditën e zgjedhjeve, pas presionin nga shoqëria civile dhe institucionet përgjegjëse, KQZ-ja ka vendosur që të mos vazhdoi me “eksperimentin”, i cili ishte praktikuar në zgjedhjet për kryetarët e katër komunave veriore.

Deri në zgjedhjet për kryetarët e komunave veriore, qytetarët ishin mësuar që për dy dekada të votonin në kabina votimi të kthyera nga muri.

Më 21.04.2024, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kishte vendosur që të ndryshojë pozicionin e këtyre kabinave.

Kjo kishte nxitur reagime të fuqishme të vëzhguesit e OJQ-ve, të cilët kishin dhënë vërejtje të mëdha.

Ata kishin vlerësuar se kjo mënyrë e vendosjes së kabinave të votimit po rrezikonte fshehtësinë e votës.

Çka ndodhi me kabinat e votimit?

Praktikën që KQZ e kishte filluar në votimin e 21 prillit të vitit të kaluar e vazhdojë edhe për zgjedhjet e 9 shkurtit 2025 për Kuvendin e Kosovës.

Gazeta Nacionale ka siguruar të gjitha vendimet e KQZ-së që janë marrë për procedurat e votimit në vendvotim dhe numërimit të votave.

Në këto procedura tregohet edhe se si do të renditen tavolinat, kutia e votimit dhe kabinat e votimit në një vendvotim.

Sipas këtyre procedurave, njëra kabinë ishte planifikuar të vendosej me shpinën e votuesit të kthyer nga pjesa e vëzhguesve dhe e komisionerëve, e njëra kabinë me shpinën e kthyer të votuesit nga zyrtari përgjegjës i kutisë së votimit.