KQZ: Deri në orën 15:00, dalja e qytetarëve në votime është 17.36%

Deri në orën 15:00, nëpër vendvotime në Kosovë kanë votuar 17.36 për qind e votuesve të regjistruar, apo 342 mijë e 104 votues.

Këto të dhëna i ka bërë të ditur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po ashtu ka publikuar linkun ku në vazhdimësi do të shfaqen të dhënat për daljen e qytetarëve në votim.