KQZ de-certifikon 15 kandidatë për zgjedhjet lokale

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim për de-certifikim të 15 kandidatëve që më herët ishin certifikuar dhe ka bërë zëvendësimin e tyre me kandidatë të tjerë, për zgjedhjet lokale të 12 tetorit.

“Kërkesat kanë ardhur nga kandidatët e subjekteve politike, disa i kanë specifikuar arsyet e tyre, disa për arsye personale shëndetësore dhe ligjore”, ka thënë Valmira Selmani nga Zyra për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike.

KQZ mori vendim për de-certifikimin e 2 kandidatëve dhe certifikimin e 3 kandidatëve tjerë nga Lëvizja Vetëvendosje për Zgjedhjet Lokale; decertifikoi 2 kandidatë dhe certifikioi 2 kandidatë tjerë nga Lidhja Demokratike e Kosovës; decertifikoi 3 kandidatë nga GUXO; decertifikoi 2 kandidatë nga Alternativa; decertifikoi 1 kandidat nga Bashkimi Demokratik; decertifikoi 1 kandidat nga Kosovski Savez dhe 1 kandidat nga Koalicioni VAKAT.

 

The post KQZ de-certifikon 15 kandidatë për zgjedhjet lokale appeared first on Kosovapost.net.