KQZ certifikon rezultatin e zgjedhjeve të 28 dhjetorit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përmbyllur zyrtarisht procesin elektoral të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të mbajtura më 28 dhjetor 2025.

Në një mbledhje të mbajtur sot në orën 18:00, anëtarët e KQZ-së votuan pro certifikimit të rezultateve, duke i hapur kështu rrugën konstituimit të legjislaturës së re.