Faqja zyrtare e Komisionit Qendror Zgjedhor, ka bërë një gabim të madh, sa i përket rezultateve zgjedhore në një vendvotim në Komunën e Drenasit, shkruan Gazeta Blic.
Në faqen zyrtare të KQZ-së, thuhet se janë numëruar 100 për qind të votave dhe kësisoj në të thuhet se numri total i votuesve ka qenë 329 votues.
Mirëpo, në rezultatet e publikuara për këtë vendvotim për secilin subjekt politik, del se aty janë llogaritur votat e 419 personave.
Lidhur me këto lëshime që kanë ndodhur në disa komuna të vendit, disa parti politike po kërkojnë rinumërim të votave në nivel vendi.
Gazeta Blic, ua sjell rezultatet e publikuara nga KQZ dhe mospërputhjen e tyre: