KQZ akrediton vëzhguesit për zgjedhjet e 14 shkurtit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka akredituar vëzhguesit për zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit.

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, bëri të ditur numrin e vëzhguesve të subjekteve politike, si dhe numrin e vëzhguesve nga organizatat joqeveritare.

“211 vëzhgues nga KDI, 656 PDK, 5 OJQ Germin, 180 Syri i Vizionit, 31 Center Zamiri, 2o nga Demokracia Plus, 14 nga Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut në Kosovë, 21 vëzhgues nga OJQ Internews Kosova, 49 nga OJQ Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Hulumtuese, VV 25 vëzhgues, media ndërkombëtare vizion plus 3 vëzhgues, 29 vëzhgues nga një organizatë jo qeveritare në Graqanicë”, tha Daka.

Gjatë mbledhjes, Drejtori i Zyrës për Regjistrimin e Partive Politike dhe Certifikim, Yll Buleshkaj, kërkoi nga subjektet politike që të respektojnë masat mbrojtëse anti Covid, pasi që nesër fillon fushata zgjedhore.