KQZ akrediton edhe 276 vëzhgues, prej tyre 15 organizata

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka akredituar grupin e tretë të vëzhguesve prej  276 vëzhguesve të tjerë për zgjedhjeve e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit.

Në mbledhjen e sotme, kryesuesi i Sekretariatit të KQZ-së Besnik Buzhala ka bërë të ditur se janë akredituar gjithsej 15 organizata.

Numri i përgjithshëm i vëzhguesve të akredituar deri më tani është 862 vëzhgues, të cilët përfaqësojnë organizata jo-qeveritare vendore, organizata ndërkombëtare, media vendore/ ndërkombëtare, institucione shtetërore dhe përfaqësi diplomatike.

KQZ mori po ashtu vendim për caktimin e menaxherëve të Qendrave të Votimit jashtë Kosovës dhe autorizimin e stafit për tërheqjen e dërgesave nga kutitë postare jashtë Kosovës dhe stafit për asistim në procesin zgjedhor.

ORGANIZATË NDËRKOMBËTARE:

1.     Komisioni Qendror i Zgjedhjeve – Shqipëri – 5 vëzhgues;

2.     EU Election Expert Mission- 7 vëzhgues;

ORGANIZATA JO-QEVERITARE:

1.     Syri i Vizionit – 165 vëzhgues;

MEDIA VENDORE:

1.     GračanicaOnline.Info – 4 vëzhgues;

2.     Tëvë1 – 34 vvëzhgues;

3.     Gazeta Ekskluzive – 2 vëzhgues;

4.     TELEVIZIONI T7 – 28 vëzhgues;

5.     Syri.net Kosova/Syri Televizion – 2 vëzhgues;

6.     Ekonomia Online – 6 vëzhgues;

7.     RTV Fontana – 10 vëzhgues.

MEDIA NDËRKOMBËTARE:

1.     NEWSMAX BALKANS – 3 vëzhgues;

2.     Agjencia Bullgare Telegrafike (BTA) – 1 vëzhgues;

3.     Mondo Inc doo/Kurir televizija – 2 vëzhgues;

4.     A2 CNN – 4 vëzhgues;

5.     Agence France-Presse – 3 vëzhgues.

Numri i përgjithshëm i vëzhguesve të akredituar deri më tani, është:  862 vëzhgues, të cilët përfaqësojnë: organizata jo-qeveritare vendore, organizata ndërkombëtare, media vendore / ndërkombëtare, institucione shtetërore dhe përfaqësi diplomatike.

Në pikën tjetër të rendit të ditës, KQZ mori vendim për caktimin e menaxherëve të Qendrave të Votimit jashtë Kosovës dhe autorizimin e stafit për tërheqjen e dërgesave nga kutitë postare jashtë Kosovës dhe stafit për asistim në procesin zgjedhor.

Në vazhdim të mbledhjes, KQZ mori vendim për zëvendësimin dhe emërimin e anëtarit të Komisionit Komunal të Zgjedhjeve në komunën e Zubin Potokut nga radhët e subjektit politik Za Slobodu Pravdu i Opstanak.

Në pikën tjetër të rendit të ditës, KQZ mori vendim për emërimin e anëtarëve të Këshillave të Vendvotimeve të rregullta, atyre me kusht dhe anëtarëve rezervë për angazhim në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat do të mbahen më 28 dhjetor.

Procesi zgjedhor brenda vendit do të zhvillohet në 948 Qendra të Votimit, me gjithsej 2,614 vendvotime, prej të cilave 910 qendra me 2,557 vendvotime për votimin e rregullt dhe 38 qendra, nga një për çdo komunë, me 57 vendvotime për të mundësuar votimin me kusht.

Po ashtu, KQZ mori vendim për emërimin e anëtarëve të ekipeve të numërimit në Qendrat Komunale të Numërimit për angazhim në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat do të mbahen më 28 dhjetor.