KPK thërret mbledhje të jashtëzakonshme për nesër

Këshilli Prokurorial i Kosovës, ka thirrur takim të jashtëzakonshëm për nesër.

Në rend dite në mbledhjen e nesërme të Këshillit Prokurorial, janë katër pika.

Ndër të tjera bëhet e ditur se nesër pritet zgjedhja e kryesuesit dhe zëvendëskryesuesit të Këshillit Prokurorial.

Mbledhja pritet të nisë në ora 09:30.

Rendi i ditës:

1. Miratimi i rendit të ditës;
2. Zgjedhja e Kryesuesit dhe Zëvendës Kryesuesit të Këshillit Prokurorial të Kosovës;
3. Trajtimi i ankesës së pranuar me datë 4 mars 2026;
4. Të ndryshme.