KPK merr vendim për shpalljen e konkursit për anëtar nga radhët e prokurorive themelore

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) në mbledhjen e 274-të, të hënën ka shpallur konkurs për anëtarin e Këshillit Prokurorial të Kosovës nga radhët e prokurorëve të prokurorive themelore. Konkursi planifikohet të shpallet më 25 shtator dhe do të jetë i hapur deri më 9 tetor.

Paraprakisht, drejtori i Sekretariatit të KPK-së, Sami Istrefi njoftoi për vlerësimin paraprak për përfaqësimin shumetnik dhe gjinor për zgjedhjen e anëtarit të ri prokuror në KPK.

Istrefi njoftoi se nga vlerësimi që është bërë, ka dalë se nga janari 2026 Këshilli do të ketë të gjithë anëtarët të gjinisë mashkullore dhe asnjë nga radhët e komuniteteve.

Afati për të aplikuar, sipas kryesuesit të KPK-së, Aridan Hajdaraj është 15 ditë, ku në shpallje përfshihen kriteret për aplikim.

Kryesuesi Hajdaraj tha se shpallja e konkursit në fjalë bëhet për anëtar nga radhët e gjinisë femërore apo nga radhët e komuniteteve.

Pas shpalljes së konkursit, u bë themelimi i Komisionit për zgjedhjen e anëtarit.

Më këtë rast, anëtarë komisioni u vendosën:

  1. Arian Gashi-kryesuesi i Komsionit
  2. Lulzim Sylejmani-anëtar;
  3. Ikramije Bojaxhiu-anëtar
  4. Milot Krasniqi-rezervë
  5. Bahri Hyseni-rezervë dhe
  6. Dëshirë Jusaj-rezervë.

 

Banka Qendrore e Kosovës (BQK) dhe Banka Qendrore Evropiane (BQE) kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi për forcimin e mekanizmave kundër falsifikimit të kartëmonedhave euro, duke e vendosur Kosovën më pranë standardeve të Bashkimit Evropian në këtë fushë. Marrëveshja u nënshkrua nga guvernatori i BQK-së, Ahmet Ismaili, dhe presidentja e BQE-së, Christine Lagarde. Sipas njoftimit zyrtar, ky hap shënon një moment të rëndësishëm në integrimin e BQK-së në rrjetin profesional të Eurosistemit dhe partnerëve ndërkombëtarë përmes Sistemit të Monitorimit të Falsifikimeve të BQE-së (CMS). “Përmes kësaj marrëveshjeje, BQK do të ketë qasje në mekanizmat operativë të BQE-së të dizajnuar për të parandaluar dhe luftuar falsifikimin e kartëmonedhave euro”, thuhet në komunikatën e institucionit kosovar, ku theksohet se bashkëpunimi do të përfshijë edhe shkëmbimin e informacionit teknik dhe ndërtimin e kapaciteteve vendore. Ky projekt është zhvilluar me mbështetjen e Bankës Kombëtare të Kroacisë dhe institucioneve relevante të Kosovës në kuadër të TAIEX-it të BE-së, duke synuar krijimin e Qendrës Kombëtare Kundër Falsifikimit dhe të Sistemit Kombëtar për Monitorimin e Falsifikimeve. BQK vlerësoi rolin e partnerëve ndërkombëtarë, veçanërisht të BQE-së, dhe riafirmoi përkushtimin për modernizimin e përpunimit të parasë, rritjen e vetëdijes publike dhe avancimin e Kosovës drejt integrimit të plotë në praktikat e përbashkëta të BE-së.