KPK-ja miraton raportin zgjedhor, Elza Bajrami-Kastrati zgjedhjet anëtare e re e Këshillit

Këshilli Prokurorial i Kosovës ka miratuar raportin zgjedhor për zgjedhjen e anëtarit të ri të KPK-së të mbajtur më 1 nëntor të vitit të kaluar.

Me 5 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Këshilli Prokurorial i Kosovës certifikoi të premten rezultatin zgjedhor ku fituese ishte shpallur prokurorja Elza Bajrami – Kastrati.

Bajrami-Kastrati pritet të betohet sot si anëtare e re e Këshillit, me fillim nga ora 13:00, është bërë e ditur në mbledhjen e sotme të KPK-së.

Ajo ishte shpallur fituese e zgjedhjeve për anëtarët e ri të KPK-së nga Prokuroritë Themelore, me 74 vota.