Kovac rinovon deri më 2027: Duam ta rikthejmë Brussia Dortmundin te fuqia e dikurshme

“Në 6 muajt e fundit kemi arritur shumë së bashku, e kemi rikthyer Borussian në rrugën e duhur sportive. Si staf teknik kemi ndjerë një besim të madh, e kuptojmë se mund të bëjmë realisht diferencën këtu, së bashku me klubin dhe tifozët”, – tha Niko Kovac, pas nënshkrimit të kontratës deri në vitin 2027 me Borussia Dortmund.

“Bisedat e javëve të fundit ma kanë forcuar më tej këtë bindje; mund ta vazhdojmë me sukses rrugëtimin që kemi nisur. Me punë të ndershme, vendime të qarta dhe entuziazëm të madh duam të kontribuojmë për ta rikthyer Borussian te fuqia e tij e dikurshme. Ende kemi shumë objektiva për të arritur, së bashku”.

Ja komunikata zyrtare e klubit: “Borussia Dortmund dhe Niko Kovac shikojnë së bashku drejt së ardhmes. Trajneri ka zgjatur kontratën e tij me 8 herë kampionin e Gjermanisë deri më 30 qershor 2027. Kovac dhe stafi i tij teknik morën drejtimin e BVB dimrin e kaluar, kur skuadra ishte në vendin e 11-të të Bundesligës. Falë një rikthimi spektakolar në fund, e sollën ekipin përsëri në kualifikueset e Champions League”.

Përveç drejtuesit Kehl, edhe drejtori i përgjithshëm i sektorit sportiv, Lars Ricken, dha deklarata mbi konfirmimin e Kovac: “Niko i është përkushtuar plotësisht rolit të tij te BVB. E njeh futbollin në detaje, ka parime të qarta, është jashtëzakonisht i ndershëm, komunikon në mënyrë të drejtë dhe shpërblen performancat e mira. Menaxhimi i tij i disiplinuar ka stabilizuar mbrojtjen tonë, na ka ndihmuar të shënojmë shumë gola dhe na ka rikthyer te futbolli tërheqës. Me të, klubi ynë është përsëri në rritje”.

The post Kovac rinovon deri më 2027: Duam ta rikthejmë Brussia Dortmundin te fuqia e dikurshme appeared first on Telesport.