Epërsia prej 11 pikësh që Bayern Munich ka ndaj Borussia Dortmund në renditjen e Bundesliga pas përfundimit të fazës së parë tregon qartë se diferencat mes këtyre dy ekipeve janë të mëdha. Kur ka përfunduar vetëm gjysma e sezonit.
Vetë trajneri i verdhezinjve Niko Kovac e ka pranuar se është shumë e vështirë që ata të përballojnë rivalët bavarezë. “Nuk mund ta sfidojmë Bayern, mendoj se këtë gjë e shohin të gjithë”, u shpreh Kovac.
“Ata janë të parët në kampionat dhe Champions, çka do të thotë se kanë një ekip superior. Kjo gjë nuk mund të shihet në pjesën tjetër të ekipeve në Bundesliga, ndaj ky është një mision i vështirë për ne”, shtoi trajneri kroat.
Kovac qendron me këmbë në tokë dhe kujton: “E kam thënë që në fillim të sezonit se ne duam të sigurojmë një vend mes 4 skuadrave të para sa më shpejt të jetë e mundur. Jemi të dytët, pra jemi në pozita të mira”.
The post Kovac: Me Bayern nuk konkurrojmë dot, objektivi ynë mbetet një vend në Champions appeared first on Telesport.










