Kovac: Kemi 5 ndeshje delikate brenda dy javësh, por sfida e radhës mbetet më e rëndësishmja

Bundesliga do të vijojë sot kampionatin me një ndeshje delikate për Borussia Dortmund, që do të përballet me Mainz, një skuadër që lufton për të mbijetuar. Fakt të cilin trajneri Niko Kovac e konsideron të rëndësishëm.

Mainz po lufton për mbijetesë. Ata kanë bërë performanca të mira në Mynih dhe Leipzig. Kjo nuk është një ndeshje e lehtë, përballëmi kemi një skuadër e përgatitur shumë mirë”, thotë Kovac.

Tani kemi pesë ndeshje të rëndësishme brenda dy javësh, por do t’i marrim ato një e nga një. Mainz është ndeshja më e rëndësishme për mua sepse një fitore do të na ndihmojë të përgatitemi për ndeshjet e ardhshme”, shtoi Kovac.

Niko Kovac ka disa mungesa, por është gati të luftojë: “Jam i bindur se kemi cilësi të mjaftueshme për të fituar ndeshjen”. Yan Couto u stërvit individualisht të mërkurën, por është gati. E njëjta gjë vlen edhe për Karim Adeyemi.

The post Kovac: Kemi 5 ndeshje delikate brenda dy javësh, por sfida e radhës mbetet më e rëndësishmja appeared first on Telesport.