Borussia Dortmund do të presë Barcelonën në ndeshjen e parë çerekfinale mes dy skuadrave.
Katalunasit hyjnë në këtë sfidë si favorit të mëdhenj duke marrë parasysh formën e tyre të shkëlqyer, por edhe formën jo të mirë të ekipit gjerman.
Edhe trajneri i Dortmundit, Niko Kovac e pranon se Barcelona është favorit për ta fituar Ligën e Kampionëve, por ka thënë se nuk janë këtë vetëm për pjesëmarrje.
“Barcelona është favorite për të fituar Ligën e Kampionëve, por askush të mos harrojë se ne ishim finalistët vitin e kaluar,” trajneri i Dortmundit, Nico Kovac.
“Ne nuk erdhëm këtu vetëm për të marrë pjesë. Ne duam të performojmë mirë dhe të arrijmë një rezultat pozitiv për ta marrë në shtëpi,” shton Kovac.
Kovac dhe Hansi Flick kanë punuar së bashku në te Bayern Munich, me kroatin që ishte shefi dhe Flick ndihmësi i tij i parë.
Megjithatë, Flick është më i suksesshmi nga të dy, pasi ka fituar më shumë trofe se Kovac.