Kostić ndjell keq: Jam i bindur se Shqipëria nuk do të kualifikohet në Botërorin 2026

Serbia e mbylli me fitore fushatën kualifikuese ndaj Letonisë, por pa arritur objektivin kryesor: vendin e dytë në grup, që do t’i jepte shpresë për Botërorin 2026. Kjo ëndërr e serbëve mbetet e paarritshme as përmes “play off”-it, sepse të dytët në grup u renditën kuqezinjtë tanë.

Anglia e justifikoi epitetin e favoritit, por serbëve ende iu dhemb humbja në shtëpi ndaj Shqipërisë, humbje që i largoi nga vendi i dytë. Kapiteni Filip Kostić nuk e fshehu zhgënjimin dhe u shpreh i bindur se Shqipëria nuk do të arrijë të kualifikohet në Botërorin 2026.

“Na vjen rëndë, sepse praktikisht i kishim humbur shanset para këtij grumbullimi, madje edhe për vendin e dytë. Sikur të ishim të dytët, jam i sigurt se do të kualifikoheshim. Po ashtu jam i bindur se shqiptarët nuk kanë cilësi dhe nuk do të jenë në Botërorin e ardhshëm”, – deklaroi Kostić.

Ai vlerësoi edhe ardhjen e Paunović në pankinë, duke thënë se ndryshimi i trajnerit po jep efekt pozitiv, por se skuadra duhet të marrë përgjegjësi për këtë dështim.

The post Kostić ndjell keq: Jam i bindur se Shqipëria nuk do të kualifikohet në Botërorin 2026 appeared first on Telesport.