Kosovë-Suedi, formacionet zyrtare. Franco Foda bën 4 ndryshime nga ndeshja e fundit

Kosova pret sonte në mbrëmje Suedinë në “Fadil Vokrri” në ndeshjen e dytë në grup për kualifikueset për Kupën e Botës 2026.

Dardanët vijnë pas humbjes 4-0 në ndeshjen e parë ndaj Zvicrës, ndërsa Suedia pas barazimit 2-2 ndaj Sllovenisë. Për Kosovën mungon Amir Rrahmani, i cili la fushën e lojës i dëmtuar ndaj Zvicrës.

Trajneri i Kosovës, Franco Foda, ka bërë 4 ndryshime nga ndeshja me Zvicrën, duke futur nga minuta e parë: Fidan Aliti, Baton Zabërgja, Albion Rrahmani dhe Dion Gallapeni. Pjesa tjetër e formacionit është njësoj si në ndeshjen ndaj Zvicrës.

Kosova: Muric, Vojvoda, Dellova, Aliti, Gallapeni, Zabërgja, Avdullahu, Rexhbecaj, Muslija, Muriqi, Rrahmani.

Suedia: Olsen, Gudmundsson, Hien, Ekdal, Svensson, Saletros, Ayari, Hugo Larsson, Bernhardsson, Gyokeres, Elanga.

The post Kosovë-Suedi, formacionet zyrtare. Franco Foda bën 4 ndryshime nga ndeshja e fundit appeared first on Telesport.