Kosova dhe Islanda takohen në “Fadil Vokrri” për ndeshjen e parë të “play-off” të Ligës së Kombeve.
Franco Foda e ka mbajtur stërvitjen fundit para ndeshjes në stadium, të mërkurën në mbrëmje, ku kishte të pranishëm të gjithë lojtarët.
Kosova kërkon avancimin në Ligën B pas një ecurie të mirë në Ligën C, ndërsa Islanda synon të mbetet në këtë nivel.
Dueli i parë luhet të enjten në Prishtinë, ndërsa ai i kthimit zhvillohet të dielën në Murcia të Spanjës.