,

Kosovarja në SHBA ofron prova bindëse për ilaçin kundër koronavirusit!

Kosovarja, që kishte shkuar në SHBA gjatë luftës, udhëhoqi pjesën klinike të studimit më të ri në SHBA, që ofroi provat më bindëse për efektin e terapisë anti-virale ndaj COVID-it.

Ky studim, më i riu dhe më i besueshmi përkrah organizimi, struktura dhe numri i pacientëve, që trajtoi efektin e Remdesivirit, u publikua të mërkuren. Ai u sponzorua nga Instituti Nacional për Alergji dhe Sëmundje Infektive (NIAID), pjesë e Instituteve Nacionale të Shëndetësisë të SHBA (NIH). E aspekti farmaceutik i tij u drejtua nga Dr. Zana Blaku-Tanushi, me origjinë nga Prishtina, raporton “illyriapress”.

Blaku-Tanushi punon si farmaciste klinike në fushën e kërkimeve shkencore në mjekësi, në qendrën klinike të Institutit Nacional të Shëndetësisë (NIH).

Sipas saj, edhe pse rezultatet janë ende preliminare dhe duhet të bëhet analizë e plotë e të gjitha të dhënave, ky është një hap premtues, transmeton KOHA.

Studimi nisi më 21 shkurt dhe përfshiu 1063 në 68 vende në SHBA, Evropë dhe Azi. Bordi monitorues i sigurisë dhe provave gjatë studimit ka informuar hulumtuesit më 27 prill se remdesiviri ishte më i mirë sesa placebo.

Related Posts