Kosovarët kryesojnë listën e qytetarëve me shtetësi të dyfishtë në Zvicër

Sipas statistikave zyrtare, plot 91.7 për qind e kosovarëve të natyralizuar në Zvicër vazhdojnë të mbajnë edhe shtetësinë e origjinës, duke i renditur ata në vendin e parë mes të gjitha komuniteteve të huaja në vend, shkruan albinfo.ch.

Sipas të dhënave zyrtare që u publikuan dje nga Zyra Federale e Statistikave të Zvicrës (FSO), në vitin 2024, 21 për qind e qytetarëve zviceranë mbanin të paktën një shtetësi shtesë. Kjo përqindje ka shënuar rritje të vazhdueshme ndër vite, në vitin 2010 ajo ishte vetëm 14 për qind.

Mbi 90% e kosovarëve ruajnë shtetësinë e Kosovës

Në mesin e qytetarëve të natyralizuar, kosovarët kryesojnë bindshëm, pasi 91.7 për qind e tyre mbajnë edhe shtetësinë e Kosovës, duke u renditur të parët në Zvicër për nga shkalla e nacionaliteti të dyfishtë.

Kjo shifër tejkalon ndjeshëm komunitetet e tjera, përfshirë ata nga Serbia, Maqedonia e Veriut, Portugalia apo Gjermania, dhe tregon lidhjen e fortë që diaspora kosovare ruan me vendin e origjinës, shkruan tutje albinfo.ch.

Në vijim renditen:

Portugalia – 82.3%

Gjermania – 72.9%

Spanja – 60.2%

Mbretëria e Bashkuar – 58%

Italia – 55.5%

Franca – 45.1%