Sasia e mbeturinave të trajtuara dhe të deponuara në Kosovë ka shënuar rritje gjatë vitit 2024. Në vitin e kaluar janë trajtuar gjithsej 526 mijë e 143 ton mbeturina, që paraqet një rritje prej 1,5% krahasuar me vitin paraprak, kur ishin 518 mijë e 592 ton.
Kosova po përballet me një sasi gjithnjë e më të madhe të mbeturinave.Vetëm gjatë vitit 2024, në vend janë trajtuar dhe deponuar 526 mijë e 143 ton mbeturina, që paraqet një rritje prej 1,5% krahasuar me vitin paraprak, kur ishin 518 mijë e 592 ton.
Këto të dhëna dalin nga Anketa mbi Mbeturinat e Trajtuara, e cila tregon se megjithëse kapacitetet e trajtimit janë rritur lehtë, problemi i grumbullimit të mbeturinave vazhdon të mbetet shqetësues në shumë komuna të vendit, shkruan Gazeta Metro.
Pothuajse të gjitha mbeturinat përfundojnë në deponi
Nga sasia e përgjithshme e mbeturinave të trajtuara:
• 502 mijë e 917 ton, ose 95,6%, janë mbeturina të deponuara, që kryesisht vijnë nga ekonomitë familjare dhe aktivitetet e ngjashme;
• Vetëm 22 mijë e 14 ton (4,2%) janë ricikluar, ndërsa
• 1 mijë e 212 ton (0,2%) janë mbeturina medicinale e spitalore të sterilizuara.
Këto të dhëna tregojnë se riciklimi ende mbetet në nivele shumë të ulëta, përkundër potencialit të lartë që Kosova ka në këtë fushë.
Çfarë mbeturinash prodhojmë më shumë?
Në vitin 2024, pjesën më të madhe të mbeturinave të trajtuara e përbëjnë:
• Letra dhe kartoni – 49,8%,
• Metalet – 28%,
• Plastika – 17%,
• Mbeturinat medicinale-spitalore – 5,2%.
Kjo përbërje tregon se mbeturinat që mund të riciklohen janë shumicë, por mungon infrastruktura e duhur për përpunimin e tyre.
Prishtina “kryeqyteti i mbeturinave” Sipas të dhënave të AMT-së, në deponitë e licencuara në të gjithë vendin janë deponuar 502 mijë e 917 ton mbeturina, që është 2,6% më shumë se në vitin 2023.
Deponia sanitare në Prishtinë (Mirash) ka pranuar sasinë më të madhe – 190 mijë e 513 ton, që përbën pothuajse 38% të totalit në nivel vendi.
Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, këto të dhëna janë një sinjal i qartë për nevojën e politikave më të qëndrueshme mjedisore, pasi sasia e mbeturinave po rritet më shpejt se kapaciteti për trajtimin e tyre.