Kosova vazhdon “festën”, dardanët U21 fitojnë 7-0 në ndeshjen kualifikuese

Pas fitores së Kosovës mbrëmë 0-1 në Goteborg në Suedi, sot ishte radha e Dardanëve U21, të cilët fituan 7-0 ndaj San Marinos, në sfidën kualifikuese për Euro U21, të luajtur në “Fadil Vokrri”.

Golat për Dardanët u shënuan nga Eliot Bujupi 12′, Leon Frokaj 16′, 87′, Hekuran Berisha 20′, 59′, Lirim Jashari 62′ dhe Julind Selmonaj 75′.

Kosova U21 renditet në vendin e katërt në grupin A, me 4 pikë në 3 ndeshje, 1 barazim ndaj Rumanisë, 1 humbje ndaj Spanjës dhe fitorja e sotme. E para gruoit kualifikohet direkt në Europianin e vitit 2027, ndërsa vendi i dytë shkon në play-off.

The post Kosova vazhdon “festën”, dardanët U21 fitojnë 7-0 në ndeshjen kualifikuese appeared first on Telesport.