Kosova U-21 ka luajtur sonte me Gjermaninë U-21 në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë, duke luajtur baraz 0-0 dhe duke marrë një pikë shumë të vlefshme.
Edhe pse përballë kishin kampionin në fuqi të Botës dhe Evropës, djelmoshat e Rafet Prekazit kanë zhvilluar lojë të disiplinuar nga fillimi deri në fund.
Kosova me këtë barazim mbetet në vendin e 4 më 11 pikë, aq sa ka edhe Irlanda U21 dhe Norvegjia U21 në grupin e 5 për kualifikimet në Europianin e grupmoshave U21.