Kosova tregon ‘dhëmbët’ ndaj Armenisë, merr fitore me 5 gola të realizuar

Ish futbollisti i kombëtare kuqezi, Edmond Kapllani thotë se gjasat e Shqipërisë ndaj Serbisë 50-50%.

Shqipëria dhe Serbia luajnë sot nga ora 20:45, në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026.

Kapllani vlerëson se ndeshja e sotme është shumë e rëndësishme si për nga historia, ashtu edhe nga rëndësia e pikëve.

“Është ndeshja më e rëndësishme për kombëtaren. Po të shohësh në letër është një ndeshje ku Serbia është më favorit, por unë nuk mendoj ashtu, është 50-50, luajmë në stadiumin tonë, mundësitë janë të mira, sepse vijmë nga fitorja me Andorrën dhe kjo i jep djemve motiv dhe moral për duelet e ardhshme”, tha Kapllani për GazetaBlic Sport.

Kapllani thotë se në Beograd kishte energji shumë negative (ishte i grumbulluar me ekipin kuqezi), por nga ajo kohë mban mend si u pritën si hero pasi erdhën në Shqipëri.

“Kam qenë në Beograd, nuk duhet t’ia harrojmë asnjë lojtarit të kombëtares që ka qenë atje, sepse dinamika, intensiteti, episodet që ndodhën, ishin aq të shpejta dhe unë personalisht e kam kuptuar çka ndodhi realisht pas 3-4 ditësh, ka qenë një energji shumë negative, që nga aeroporti – deri te kthimi. Na kishin pritur si heronj tifozët në Shqipëri kur erdhëm pastaj”, vazhdoi ai.

Në fund, Kapllani ka disa fjalë për tifozët dhe lojtarët para kësaj ndeshje të madhe.

“Po, thirrja ime për tifozët është të kenë durim, mbështetje nga minuta e parë deri në minutën e fundit në çdo aksion, edhe në ato pozitive, poashtu edhe në ato negative, sepse e kanë shumë të nevojshme të jenë sa më të karikuar. Ata e dinë se është më shumë se një ndeshje, teksa lojtarëve do t’i uroja që të jenë në nivel të mirë psikologjik që të përballojnë këtë ndeshje. Besoj që edhe stafi ka punuar shumë në këtë aspekt, ia urojë ekipit tonë kombëtar, thjesht të japin maksimumin dhe do ishte kënaqësi për gjithë shqiptarët kudo që janë ta marrim fitoren ndaj Serbisë, e uroj këtë me krejt shpirtin”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport/

The post “Kur u kthyem nga Beogradi, ishim heronjë”, Kapllani mesazh tifozëve para Serbisë: Mbështetni djemtë në çdo sekond, mund të fitojmë appeared first on GazetaBlic.