Kosova në hendboll ka shënuar fitore historike, të parën në kuadër të kualifikimeve të rregullta.
Djelmoshat e Kosovës mundën Izraelin, 27 – 24, në ndeshjen e fazës së dytë të grupit 1 kualifikues për evropianin 2020.
Takimi u luajt në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, para rreth 1 mijë shkuesve.
Kosova dominoi gjatë tërë ndeshjes, derisa pjesën e parë e mbyllën, 12 – 8. Valon Dedaj ishte më i dalluari me 10 gola.
Në grupin e Kombëtares tonë janë edhe Gjermania e Polonia, të cilat kanë nga gjashtë pikë, ndërsa Kosova dy, po aq sa ka edhe Izraeli.
Në pasditën e sotme, fitore të rëndësishme shënuan edhe Kosova U21, e cila mundi Taipein Linez 31:23, në kuadër të IHF Trophy Intercontinental, garë kjo që po organizohet në Prishtinë.