“Kosova pa buxhet për 2026”: Murati me mashtrimin e rradhës, tenton të krahasoj situata konceptualisht të ndryshme

Deputeti i Vetëvendosjes dhe ish-ministri i Financave, Hekuran Murati, u ka ‘mëshuar’ të gjithëve; BE-së, shqoërisë civile, odave ekonomike, opozitës etj. Krejt kjo me narracion mashtrues, duke krahasuar situata konceptualisht të ndryshme.

Murati duke krahasuar votimin e buxhetit për vititn 2021, buxhet ky i votuar nga Kuvendi, ka kërkuar që e njejta të ndodh edhe me buxhetin e vitit 2026.

“Lëvizja Vetëvendosje asokohe e kishte çdo arsye të botës për të mbajtur mllef, sepse na ishte vjedhur mandati qeverisës duke na e rrëzuar qeverinë në mes të pandemisë.

Mirëpo për hir të interesit shtetëror, ne vendosëm që të linim anash ndasitë politike dhe e votuam buxhetin e vitit 2021, para se të shkohej në zgjedhje.” – ka shkruar ndër të tjera Murati.

Pse narracioni i tij është mashtrim?

Murati krahason situatat, anipse konceptualisht dallojnë nga njëra-tjetra. Kuvendi që kishte votuar buxhetin e vitit 2021, kishte dalë nga zgjedhjet e njejta të cilat kishin zgjedhur qeverinë Hoti, anipse më vonë Kushtetuesja e kishte shpallur anti-kushtetuese qeverinë. Por, ndërlidhja ndërmjet qeverisë së atëhershme në detyrë dhe Kuvendit, ishte se kishin dalur nga të njejtat zgjedhje.

Në rrethanat e sotshme, qeveria në detyrë Kurti, kërkon ta dorëzoj në Kuvend projektligjin për Buxhetin, anipse kjo qeveri në detyrë, është burim i zgjedhjeve të 14 shkurtit të vitit 2021, ndërkohë Kuvendi aktual buron nga zgjedhjet e vitit 2025. Pra, Qeveria në detyrë Kurti, nuk e ka asnjë korrelacion me Kuvendin e dalë nga zgjedhjet e fundit. Pra, ky Kuvend, nuk e ka asnjë ndërlidhje me qeverinë në detyrë, janë burim i dy palë zgjedhjeve të ndryshme.

Reagimi i Hykmete Bajramit

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të deputetit të VV-së, Hekuran Murati, duke e akuzuar atë për mashtrime dhe për keqinformim të opinionit publik lidhur me çështjen e votimit të buxhetit.

Bajrami ka theksuar se situata aktuale nuk mund të krahasohet me rastet e kaluara, duke kujtuar se “në atë kohë z. Hoti ka qenë kryeministër në detyrë, jo deputet i betuar, ndërsa unë kam qenë ministre e financave në detyrë, jo deputete e Kuvendit.”

Ajo ka shtuar se interesi i shtetit është që “qeveria të largohet sa më parë, jo t’i zgjatet jeta me veprime në kundërshtim me Kushtetutën.”

“Mashtrues keni qenë, të tillë jeni dhe s’ka asnjë tregues që do të ndryshoni ndonjëherë,” ka thënë Bajrami, duke kërkuar shkuarjen në zgjedhje si zgjidhje të vetme nga kriza politike.

“Zgjedhje sepse s’ka zgjidhje – kthehemi te qytetarët, atyre u tregoni pse me 42% të votave nuk ishit në gjendje të bënit koalicion qeverisës,” ka përfunduar reagimin e saj deputetja e LDK-së.