Kosova i shkon shuëm afër historisë, por në fund nuk i del. Dardanët janë mundur 0-1 nga Turqia në finalen e luajtur në “Fadil Vokrri”. Pjesa e parë u mbyll me shifrat 0-0, rasti më i mirë ishte pikërisht për Kosovën, në minutën e 29-të, ku Fisnik Asllani lëshoi një goditje fantastiek nga distanca, por prekja e portierit turk Cakir bën që topi të përplaset në traversë.
Pjesa e dytë nisi me gol, por ishin turqit ata që zhbllokuan shifrat dhe kaluan në avantazh. Pas një topi të futur në zonë nga Kenan Yildiz, ishte Orkun Kokçu që goditi, ndërsa Kerem Akturkoglu e shtyu në fund drejt rrjetës. Dardanët pretenduan për pozicion jashtë loje, por për arbitrin goli ishte i rregullt.
Në minutat në vijim, Kosova u përpoq të barazonte shifrat, por rezultati nuk ndryshoi deri në fund. Turqia fiton 0-1 dhe rikthehet në Botëror, hera e fundit ka qenë në vitin e largët 2002. Kosova pavarësisht se nuk ia doli të shkojë në Botëror, meriton një respekt maksimal për gjithë udhëtimin e bërë në këtë edicion kualifikuesesh.
The post Kosova nuk ia del dot, Turqia shkon në Botëror pas fitores minimale në “Fadil Vokrri” appeared first on Telesport.










