Kosova nis procedurat e anëtarësimit në Komisionin Ndërkombëtar për Persona të Zhdukur
Qeveria e Kosovës ka nisur procedurat për aderimin në organizatën për Komisionin Ndërkombëtar për Persona të Zhdukur (ICMP)
“Komisioni ndërkombëtar për persona të zhdukur ka mandat që të zbardhë rastin e personave të zhdukur si pasojë e luftërave, fatkeqësive natyrore etj”, sqaroi zëvendësministrja e Punëve të Jashtme, Rejhan Vuniqi.
Sipas saj, ky komision e ka selinë në Hagë dhe është themeluar me inicimin e ish presidentit të ShbA-ve Bill Klinton.
Kujtojmë se në Kosovë, si pasojë e luftës së fundit 1998-99 edhe më tutje figurojnë rreth i 1648 personave të pagjetur.