Me fitoren e mbrëmshme ndaj Sllovakisë në kualifikimet për Kupën e Botës, Kosova është ngritur edhe në rangimin e FIFA-s për kombëtare.
Nga vendi 79, Kosova ka dalë në vendin e 78-të me 1325.43 pikë të tubuara.
Kjo njëherësh është edhe pozita më e lartë në të cilën Dardanët janë ranguar, dhe me formën aktuale pritet të ngjiten lart e lart.
Ndërkaq, në vendin e parë gjendet Spanja, e pas tyre Franca e Argjentina, teksa vendin e katërt e okupon Anglia.
Portugalia, Brazili, Holanda, Maroku, Belgjika dhe Gjermania përmbyllin top dhjetëshen.










