Kosova në krizë institucionale, Kurti mendjen tek zgjedhjet lokale, komentuesit e “gozhdojnë” me kritika

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka publikuar një hartë, në të cilën paraqitet përqindja e partive politike të marra në zgjedhjet parlamentare në secilën komunë. Kurti, në shkrimin e tij në Facebook, ka thënë se kjo hartë duhet të shërbejë edhe në përgatitjet për zgjedhjet lokale, të cilat pritet të mbahen në vjeshtë.

Pas certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve parlamentare, kështu duken renditjet dhe përqindjet e subjekteve nëpër komuna. Hartë që duhet të na shërbejë edhe në përgatitjet për zgjedhjet lokale në vjeshtë” – ka shkruar ai.

Mirëpo, ky postim i Kurtit nuk u prit mirë nga qytetarët, të cilët e ‘vërsulën’ me komente, duke i thënë se duhet të mendojë për qeverisjen e ardhshme, ndërsa për zgjedhjet komunale të ketë kandidatë të mirëfilltë.

Një qytetar i ka kujtuar Kurtit zgjedhjet lokale të vitit 2021, ku i ka thënë se në atë kohë, kur Kurti kishte fituar katër komuna, ishte munduar të mbulohej me përqindjen e asamblistëve.

Oo ti berllog, kap bëne qeverinë nëse mundesh, e lëi këto fore! Këto kanë qenë zgjedhje qendrore e jo zgjedhje lokale. Në zgjedhjet lokale të vitit 2021, kur ke fituar veç në 4 komuna e aty u dashtë me qit hartën, u mundoje me përzi me % e me asamblistë! Ooo mashtruesi që ishe kanë!” – ka shkruar ky qytetar, transmeton nacionale.

Ndërsa një qytetar tjetër ka kritikuar Kurtin, duke i thënë se duhet të ketë kandidatë të mirëfilltë, përndryshe të mos mbajë shpresa.

Nëse prezantoni kandidatë të mirëfilltë mundet të ndodhë, por nëse prezantoni Agim e Mytaher, mos mbani shpresa.” – ka shkruar ky qytetar.

Një tjetër qytetar i ka bërë thirrje Kurtit për të punuar, sepse sipas tij, në vjeshtë harta e kuqe mund të bëhet e zezë.

Albin, mendo për Qeverinë dhe lëre këtë. Ata dhe ato, puno se valla në vjeshtë krejt të kuqtë bëhen të zezë. Hajt, sukses!” – ka shkruar qytetari.

Një komentues i ka thënë Kurtit që të mos mashtrohet me hartën, duke ia kujtuar që presidenca ka reaguar për shtrejtimin e rrymës, ndërsa kryeministria jo.

Babik, LVV u rrit shumë kur njerëzit u deshprun nga ata që kanë qeverisur 20 vjet, jo që e kanë dashtë aq shumë LVV! Mos të mashtrosh me hartën, babik, se njerëzit ta votojnë kryetarin e qytetit që kanë hajër nga ai! Për rrymën, presidenca reagon, e kryeministria? Nuk harron populli, haver jo..!” – ka shkruar komentuesi.

Ndërsa një votues i VV-së i ka thënë se, nëse vazhdon kështu me punën, nuk do të arrijë këtë rezultat në zgjedhjet lokale.

Qysh ja ke nis, joooo, edhe pse ta kom dhanë votën, qofse vazhdon kështu, s’ka votë më!” – ka shkruar ky qytetar.

Ndërsa një komentues tjetër ka thënë se për Kurtin më e rëndësishme është të fitojë komunën dhe jo përformanca, duke u shprehur me ngjyrosë hartën, jo më përmirësu jetën e qytetarëve.

E rëndësishme është me i fitu komunat, performanca pastaj s’ka lidhje. Standardi i ri i suksesit: me ngjyrosë hartën, jo me përmirësu jetën e qytetarëve.”