Ambientalisti Ilir Morina, ka folur rreth cilësisë së ajrit në Kosovë, i cili ditëve të fundit është shumë i ndotur, madje në nivele alarmante.
Në emisionin “Ora Shtatë”, Morina tha se mbrëmë koeficienti i cilësisë së ajrit të ndotur ka kaluar çdo nivel, transmeton Klankosova.tv.
“Sot mëngjesi është dyfish mbi normat e lejuara të ndotjes, mirëpo mbrëmë ka qenë shumë më keq. Koeficienti ka arritur në 202, që është tejet alarmante sepse i kalon tri fazat e asaj që themi për shtresat e ndjeshme, dhe rrezikon çdo person”, u shpreh Morina.
“Masa afatshkurta jep sidomos Instituti i Shëndetit Kombëtar, që pak kush po e përcjell. Vendosja e maskave është obligative, pastaj moshapja e dritareve”, tha ai.
Morina tha se ky dhjetor ka qenë më i vështiri për aq sa mban mend, sa i përket cilësisë së ndotur të ajrit.













