Viti 2025 qartazi ka marrë konotacionin e të qenit tejet i vështirë përsa i përket ekonomisë, marrë parasysh në rend të parë rritjen e pandalshme të çmimeve të artikujve elementarë jetësor. Këtë gjendje e konfirmojnë si qytetarët ashtu edhe Agjencia e Statistikave. Sipas matjeve të fundit të kësaj agjencie, shkalla e inflacionit në muajin tetor ka arritur në 5.1%. Ditëve të fundit temë diskutimi që ngjalli edhe valë reagimesh është konkretisht shtrenjtimi i vezëve.
“Po çmimet qenkan ngritur shumë lartë, unë jetoj në fshat. … Ndikon tek çdo familje ndikon me të madhe sepse mëngjesin gjithmonë shqiptarët e përgatitin me vezë sepse jemi popull i varfër një pjesë e madhe e këtij populli. Ndërsa tani ka ndikim edhe politika, kjo politik për 6 vite nuk është në rregull me ekonominë dhe tregtinë dhe biznese dhe të gjitha që do të thotë kjo qeveri që është tash duhet të shkoj urgjentisht të rinohet ky popull dhe kjo politik”, tha një qytetar .
““Po si jo, kjo rritje ndikon shumë, produktet janë të shtrenjta shumë të gjitha ushqimoret. Të rriten rrogat, të rriten penezit dhe çmimet të jenë më të ulëta dhe rrogat të jenë më të larta. .. Duhet të blejmë si jo nuk kemi qare pa blerë, duhet të blejmë vezë, mirëpo shumë shtrenjtë”, u shpreh qytetari tjetër.
“Jo nuk kemi vërejtur ndryshim vetëm rritje, shtrenjtimi ishte 30%. Nuk ke se nga të shkosh duhet të ushqehemi sepse kot janë artikujt ditore. Shumë po ndikon sidomos tek pensionistet që janë më të ardhura të vogla por edhe të mëdha për të gjithë është kjo keq. Të ndryshohen të ulen çmimet të rriten pensionet pagat.”, tha një qytetar.
““Kjo ndikon por nuk kemi se çfarë të bëjmë, kisha dashur të formohej qeveria së pari dhe të rriten rrogat, çmimet janë rritur dhe rrogat duhet të rriten.”, tha qytetari tjetër.
Rritja e çmimeve të artikujve të konsumit të gjerë do të duhej të ishte alarm për qeverinë vlerëson profesori universitar i ekonomisë, Berim Ramosaj, pasi qytetarët e Kosovës po përjetojnë ulje të mirëqenies së tyre sociale.
“Çdo kund në botë kur ka qeveri të majta luftohet për rritje të mirëqenies së qytetarit, ata mundohen të gjejnë forma për të rritur ose ruajtur mirëqenien e qytetarëve kjo tek ne nuk ka ndodhur, ka ba lëvizje pozitive në aspektin e subvencioneve për rastet sociale, megjithatë shtresa e mesme po ballafaqohet me çmime shumë të larta….”, tha Ramosaj për rtv21.
Kosova në muajin tetor arriti një shkallë të inflacionit prej 5.1%, niveli më i lartë i inflacionit që prej vitit 2023. Rritja e inflacionit vjen në një kohë kur mesatarja e inflacionit në BE është rreth 2.5%, që i bie se në Kosovë çmimet e produkteve ushqimore janë gati dyfish më të shtrenjta se në BE.











