Kosova e ka mbajtur stërvitjen e fundit për ndeshjen e parë të play-offit për Ligën B të Ligës së Kombeve kundër Islandës, e cila zhvillohet të enjten mbrëma në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Të gjithë futbollistët ishin të pranishëm në seancën e fundit stërvitore, ndërsa përzgjedhësi Franco Foda ka punuar në detajet e fundit taktike.
Seanca stërvitore e zhvilluar të mërkurën ishte e karakterizuar nga një atmosferë pozitive dhe dinamike, me ekipin që u fokusua në skemat sulmuese dhe mbrojtëse.
Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani dhe mesfushori Valon Berisha janë të gatshëm për lojë, pasi në stërvitjen e sotme kanë punuar së bashku me pjesën tjetër të ekipit.
Kosova kërkon avancimin në Ligën B pas një ecurie të mirë në Ligën C, ndërsa Islanda synon të mbetet në këtë nivel.
Dueli i kthimit zhvillohet të dielën në Murcia të Spanjës.