Kosova po vazhdon përgatitjet për ndeshjen e parë të “play-off” të Ligës së Kombeve ndaj Islandës.
Ndeshja e parë zhvillohet të enjten nga ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Në seancën stërvitore të mbajtur sot, përzgjedhësi Franco Foda ka vënë theksin te aspekti taktik, duke punuar me ekipin në vendosjen në fushë dhe organizimin e lojës në fazën defanzive dhe ofanzive.
Gjatë seancës, lojtarët kanë zhvilluar ushtrime specifike për përmirësimin e qarkullimit të topit dhe krijimin e hapësirave në sulm.
Kosova do ta zhvillojë ndeshjen kthyese ndaj Islandës më 23 mars në Murcia të Spanjës.