Kosova ka mbyllur një pjesë të parë perfekte dhe fantastike duke shënuar dy gola ndaj Suedisë dhe duke treguar karakter dhe forcë sidomos pas humbjes dhe kritikave të shumta të ndeshjes ndaj Zvicrës, e para e grupit kualifikues.
Sonte në “Fadil Vokrri”, paraqitje e jashtëzakonshme e djemve të Foda që mund ta kishin mbyllur në epërësi edhe më të madhe pjesën e parë pasi patën të paktën 4 raste të mira për shënim, nga të cilat dy i finalizuan me Rexhbecaj dhe Muriqi, në dy kundërsulme vrastare dhe për manual.
Te goli i pare, aksioni u nis nga Dion Gallapeni, i cili asistoi bukur për Elvis Rexhbecajn. Mesfushori kosovar u gjend ballë për ballë me portierin suedez Robin Olsen dhe pas dy tentimeve arriti të tundë rrjetën në minutën e 25-të.
Përsëri një rast i Suedisë që kthehet në gol me një kundërsulm fantastik nga Kosova, këtë herë me Muriqin i cili shënon një gol spektakolar. Kapiteni i Dardanëve tregon gjithe fuqine e tij dhe saktësinë.
Të besuarit e Franco Fodas po zhvillojnë një ndeshje shumë më ndryshe se sa ajo me Zvicrën.
The post KOSOVA MAGJIKE! Dy kundërsulme për manual futbolli godasin Suedinë 45′ e para. Dhe mund të ishin edhe më shumë gola (VIDEO) appeared first on Telesport.