Kosova do të ndeshet sot në mbrëmje me Zvicrën në “Fadil Vokrri”, në sfidën e fundit kualifikuese për Kupën e Botës 2026. Zvicra mban vendin e parë në grup, dardanët të dytin.
Kosova do të ngjitej në krye vetëm në rast se fiton em 6 gola diferencë, gjë shumë e vështirë për të ndodhur. Por, Kosova ka arritur objektivin e saj për këto kualifikuese, duke u renditur e dyta dhe do të marrë pjesë në play-offin e muajit mars, rruga e vetme e mbetur për biletat e fundit për në Botëror.
Pak para ndeshjes, Kosova ka marrë një urim të bukur nga klubi i Bundesligës, Hoffenheim, aty ku luajnë tre dardanë: Albian Hajdari, Leon Avdullahu dhe Fisnkik Asllani. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Hoffenheim iu uron fat tre lojtarëve nga Kosova.
“Fat të mbarë, djema”, shkruhet në postimin zyrtar të Hoffenheim.

The post Kosova luan sot ndaj Zvicrës, vjen urimi i veçantë nga Gjermania (foto) appeared first on Telesport.











